Politike

Meta, bisedë me Zyrtarin e Programit Botëror të Ushqimit/ Zbulon temat që diskutuan: Nga gjendja ekonomike e shtresave në n

24 Dhjetor 2020, 17:31 Nga DOSJA
Meta, bisedë me Zyrtarin e Programit Botëror të Ushqimit/ Zbulon

TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar një bisedë online me Drejtorin Ekzekutiv të Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara David Beasley.

Teksa e ka uruar për çmimin Nobel të fituar UN World Food Programme, Kreu i Shtetit ka treguar dhe temat e diskutuara me zyrtarin amerikan. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Meta thotë se ata diskutuan gjendjen e rënduar ekonomike, veçanërisht të shtresave më në nevojë në Shqipëri’ e deri tek ‘të dhënat tronditëse të UNICEF, sipas të cilave rreth 20% e fëmijëve shqiptarë vuajnë zhvillim fizik të pamjaftueshëm nga kequshqyerja’.

Ndër të tjera Meta thotë se ka kërkuar Beasley bashkëpunimin me Programin Botëror të Ushqimit të OKB për përballjen sfidat që po përballet Shqipëria, veçanërisht për programe për kujdesin e fëmijëve shqiptarë në veçanti.

MESAZHI I PRESIDENTIT META

Shumë i lumtur të zhvilloja një bisedë tepër të frytshme, me një mik të çmuar të popullit shqiptar, z.David Beasley, Drejtor Ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara. E urova për çmimin Nobel të fituar këtë vit nga UN Ëorld Food Programme, si dhe vlerësova kontributin e tij të jashtëzakonshëm dhe të kësaj agjencie që drejton, për luftën kundër varfërisë, kequshqyerjes dhe urisë në botë. Duke u ndalur tek kriza e pandemisë COVID-19, theksova gjendjen e rënduar ekonomike, veçanërisht të shtresave më në nevojë në Shqipëri, që jetojnë në kushte mbijetese, në pamundësi për të përballuar kostot e kurimit. Diskutuam edhe për të dhënat tronditëse të UNICEF, sipas të cilave rreth 20% e fëmijëve shqiptarë vuajnë zhvillim fizik të pamjaftueshëm nga kequshqyerja, ndërkohë që situata paraqitet më kritike në moshën e tretë. Kërkova nga z.Beasley bashkëpunimin me Programin Botëror të Ushqimit të OKB për përballjen me këto sfida urgjente, veçanërisht për programe për kujdesin e fëmijëve shqiptarë në veçanti.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll