Politike

“I japin jetë tokës pjellore”/ Kryemadhi me fermerët në Fier: Do të bëjmë më të mirën, ndryshimi po vjen

24 Dhjetor 2020, 17:41 Nga DOSJA
“I japin jetë tokës pjellore”/ Kryemadhi me fermerët

FIER- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka qenë sot në Frakull të Fierit ku ka biseduar me fermerët.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Kryemadhi krahas fotos që ka postuar me disa fermerë, shkruan se të dëgjosh sfidat që këto të fundit përballen, e sidomos të rinjtë, forcon bindjen për punën që duhet të bëjmë dhe ndihmën që kanë nevojë.

Ajo thekson se ndryshimi po vjen dhe se do të bëjmë më të mirën, që djersa e familjeve që i dedikohen bujqësisë të mos shkojë më dëm.

“Fermerët e Shqipërisë janë krenaria e Shqipërisë. Me punën e palodhur të tyre, ata  i japin jetë tokës pjellore me të cilën na ka bekuar Zoti. Të dëgjosh sfidat që përballen fermerët në Frakull të Fierit, e sidomos të rinjtë që kanë vendosur të qëndrojnë për punë të ndershme në vendlindje, vetëm sa të forcon bindjen për punën që duhet të bëjmë dhe ndihmën që kanë nevojë. Ndryshimi po vjen dhe ne do të bëjmë më të mirën, që djersa e familjeve që i dedikohen bujqësisë të mos shkojë më dëm por mundi i tyre të vlerësohet në bazë të punës së kryer”, shkruan Kryemadhi.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi takon fermeret ne fier monika kryemadhi monika kryemadhi takon fermeret ne fier

Sondazh

Poll