Politike

U operua në Turqi pas dëmtimit në protesta, Rama pret në kryeministri efektivin Allaraj dhe familjen e tij: Fola vetë me Er

24 Dhjetor 2020, 18:30 Nga DOSJA
U operua në Turqi pas dëmtimit në protesta, Rama pret në

TIRANË– Fadil Allaraj, efektivi që rrezikonte të humbiste syrin për shkak të një goditje që mori në protestat e zhvilluara pas vrasjes së Klodian Rashës, është kthyer shëndoshë e mirë në shtëpi. Pasditen e sotme, disa ditë pasi udhëtoi drejt Turqisë për të operuar syrin e dëmtuar, Allaraj u prit nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja Ogerta Manastirliu në kryeministri.

Gjatë bisedës me familjen Allaraj, Rama la dhe një shportë me dhurata simbolike për festat e fundvitit në tavolinë. Kryeministri vuri në dukje se operacioni është kryer në një spital ushtarak në Turqi dhe se kishte qenë vetë ai që kishte folur me presidentin e Turqisë Tayip Erdogan, në mënyrë që të merrte përsipër rastin.

Në momentin që babai i Allarajt tha se edhe ai vetë ishte me shpresën tek Turqia, Rama nxitoi ta ndërpriste, për tu dalë në mbrojtje bluzave të bardha në vendin tonë.

“Mos u lodh të shpjegosh se në atë moment ashtu ishte. Për fat të keq mjekët tanë paragjykohen padrejtësisht. Dhe ata vetë thanë se kjo është ndërhyrje që bëhet jo në shumë vende të botës. Ne morëm masa, kështu që ajo që ka rëndësi është se gjëja ka dalë me sukses,”- i tha Rama.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Si e ke syrin?

Efektivi Fadil Allaraj: Më mirë. Mjekët më kanë dhënë shpresë. Ka zgjatur 6 orë operacioni. Është gjetur një dëmtim që nuk u kapte në apparat, ishte i vështirë….

Edi Rama (i drejtohet babait të policit”: Të thash fjalën…apo jo?

Babai i policit: Po ma dhe, por fëmija…Ti je prind vetë, e kupton… E gjithë jeta lufton për këta fëmijë. Jo se isha dyshues, por nuk i dihej. Desh Zoti që i morët në duar punët, dhe doli mirë. Ju falënderoj se keni bërë shumë.

Edi Rama: Atë natë që ju takova isha i sigurt, se kisha folur direkt me presidentin Erdogan. Edhe ai ishte pro. Ajo që nuk mund ta kuptojnë njerëzit është se spital, faktikisht kishte dëmtim të madh të syrit, pasi mund të humbiste një masë të madhe të syrit. U bë në një spital ushtarak, se Turqia ka shumë spitale po ata ushtarakët janë të specializuar për këtë punë….Isha në merak.

Babai i efektivit: Ajo që keni bërë, ndoshta me vështirësi. Unë e kap pasur shpresën më të madhe në Turqi, se janë dhe punëtor.

Edi Rama: Mos u lodh të shpjegosh se në atë moment ashtu ishte. Për fat të keq mjekët tanë paragjykohen padrejtësisht. Dhe ata vetë thanë se kjo është ndërhyrje që bëhet jo në shumë vende të botës. Ne morëm masa, kështu që ajo që ka rëndësi është se gjëja ka dalë me sukses. Mundimin më të madh e ka pasur ky (i drejtohet policit). Shyqyr Zotit dhe falë miqve, ia kemi dalë me sukses. Të tjerat janë detyra jonë.

Pas kësaj bisede, Rama pyeti se sa fëmijë kishte Allaraj dhe sapo mori përgjigjen i tha të nxitonte për të bërë të trein, duke qenë se merr edhe 1 milionë e 200 mijë lekë bonus.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama fadil allaraj edi rama fadil allaraj

Sondazh

Poll