Politike

Bëhet funksionale pas 3 vitesh, Gjykata Kushtetuese: Ditë e shënuar për këtë gjykatë

24 Dhjetor 2020, 15:42 Nga DOSJA
Bëhet funksionale pas 3 vitesh, Gjykata Kushtetuese: Ditë e

TIRANË- Pas emërimit të dy anëtarëve të rinj, Altin Binaj dhe Përparim Kalo, të cilët janë betuar në Presidencë, Gjykata Kushtetuese, ka arritur kuorumin e domosdoshëm për tu bërë funksionale. Së fundmi në njoftim zyrtarë Gjykata Kushtetuese, thotë se sot është një ditë e shënuar për këtë Gjykatë.

Po ashtu në deklaratë ata shprehin angazhimin se do të ushtrojnë funksionet me integritet dhe qëndrueshmëri për përmbushjen e misionit kushtetues, duke pasur besimin e plotë të kapërcimit të sfidave.

“Sot është një ditë e shënuar për Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Me emërimin e dy anëtarëve të rinj të saj krijohet kuorumi i nevojshëm ligjor për rinisjen e funksionalitetit dhe veprimtarisë vendimmarrëse që pas ndërprerjes në mars të vitit 2018. Ringritja e Gjykatës Kushtetuese ka qenë një kërkesë jetike për vendin, për shkak të rolit dhe kompetencave që ajo ka si garante e Kushtetutës dhe shtetit të së drejtës, në mbrojtje të demokracisë, lirive dhe të drejtave themelore të individit. Ky proces ka qenë i gjatë e kompleks dhe ka kërkuar bashkëpunimin e shumë institucioneve shtetërore dhe më gjerë. Gjithashtu një mirënjohje e veçantë shkon edhe për mbështetjen e pakursyer të dhënë nga partnerët ndërkombëtarë për përmbylljen me sukses të këtij procesi. Gjykata Kushtetuese është e angazhuar të ushtrojë funksionet me integritet dhe qëndrueshmëri për përmbushjen e misionit të saj kushtetues, duke pasur besimin e plotë të kapërcimit të sfidave që janë përpara saj, në respektim të vlerave dhe standardeve me të rëndësishme kushtetuese”, thuhet në deklaratën e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Më 23 dhjetor, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar anëtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese, Përparim Kalon, duke plotësuar kështu korumin e këtij institucioni dhe për të bërë krejtësisht funksional. Ndërkohë  më 22 dhjetor, gjyqtari Altin Binaj u betua para presidentit Ilir Meta si anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata më e lartë në vend, ajo Kushtetuese duhet të ketë 9 anëtarë në total, por plotësimi i tre anëtarëve të fundit pritet të ndodhë pas plotësimit të vakancave të Gjykatës së Lartë, e cila gjithashtu nuk është funksionale.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike altin binaj gjykata kushtetuese përparim kalo altin binaj gjykata kushtetuese përparim kalo

Sondazh

Poll