Sport

“Mbeta i shokuar. I bëra pyetjen vetes: A është ky me të vërtetë im bir?”

24 Dhjetor 2020, 11:42 Nga DOSJA
“Mbeta i shokuar. I bëra pyetjen vetes: A është ky me

FRANCE – Kampioni i botës me Francën, mbrojtësi Lilian Turam, që është aktivizuar me Juventusin në Itali, është krenuar me të birin e tij, Markusin, i cili luante me skuadrën e Borusia Munshegladbahut. Dhe kishte të drejtë. Sulmuesi i talentuar 23-vjeçar ka shënuar 14 gola për Gladbahun, edhe është sezoni i tij i parë në Bundesligë.

Mirëpo fundjavën e shkuar, Markusin, në një çast e tradhëtuan nervat dhe ai pështyu kundërshtarin Stefan Posh të Hofenhaimit, gjë që i kushtoi të riut Turam kartonin e kuq, por edhe një ndëshkim nga klubi dhe Federata Gjermane.

Ish-kampioni Lilian Turam ka mbetur i zhgënjyer nga sjellja e të birit: “Pashë ndeshjen dhe mbeta shumë i shokuar. Madje i bëra edhe pyetjen vetes: A është ky me të vërtetë im bir? Gjëja e parë që bëri, i telefonoi të vëllait dhe i tha se nuk e bëri qëllimisht. Unë i ulërita, isha i zemëruar”.

Silmuesi Markus Turam i Borusia Mynshegladbahut është pezulluar me 6 ndeshje ngs Bundesliga, është gjobitur nga klubi me 1 muaj rrogë dhe 40 mijë euro nga Federata Gjermane e Futbollit.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ish-kampioni i botes me francen lilian turam markus turam ish-kampioni i botes me francen lilian turam markus turam

Sondazh

Poll