Sport

Paris SG shkarkon trajnerin Thomas Tuçel. Befasi!

24 Dhjetor 2020, 11:18 Nga DOSJA

FRANCE – Festat e Krishtlindjeve dhe fundvitit e gjejnë skuadrën Paris SG pa trajner. “Bild” njofton lajmin e bujshëm telegrafisht se 47-vjeçari Thomas Tuchel është shkarkuar, paçka se Paris SG ka fituar mbrëmë 4-0 ndaj Strasburgut.

Deklaratat e tij se Paris SG ishte dobësuar dhe kishte nevojë për përforcime nuk u pritën mirë nga drejtuesit e klubit, madje drejtori sportiv Leonardo, e kishte kritikuar publikisht trajnerin gjerman për deklaratat e dhëna.

“Kur erdha në fillim te PSG, nuk e dija a isha trajner, ministër sporti, apo çfarë roli do kisha në këtë realitet”- është shprehur Tuçel, duke i zemëruar drejtuesit e klubit francez, të cilët edhe kanë marrë vendimin ekstrem për shkakrkimin e trajnerit.

Me gjasa, në postin e mbetur bosh në krye të Paris SG, përfliten se mund të ulen emra si Maks Alegri apo Mauricio Poçetino, që do të jenë në listën e kandidatëve kryesorë. Argjentinasi shikohet si më favorit, raportohet nga “RMC Sport”

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport maks alegri mauricio poçetino paris sg shkarkohet trajneri i psg thomas tucel maks alegri mauricio poçetino paris sg shkarkohet trajneri i psg thomas tucel

Sondazh

Poll