Aktualitet

Dita e tretë/ Aktivistët e AMTK sërish në protestë, Mërtiri: Jemi shantazhuar dhe provokuar nga efektivët

22 Dhjetor 2020, 18:15 Nga DOSJA
Dita e tretë/ Aktivistët e AMTK sërish në protestë,

TIRANË– Aktivistët e Aleancës së Mbrojtjes së Teatrit Kombëtar, kanë vijuar në ditën e tretë të protestës.

Ata kanë protestuar në mënyrë paqësore dhe kërkojnë dorëheqjen e kreut të Policisë së Shtetit Ardi Veliut.  Ergys Mërtiri, njëri prej aktivistëve të Aleancës për Teatrin që u arrestua pak ditë më parë, ka treguar për se janë shantazhuar dhe provokuar nga efektivët

Unë kam bërë dëshminë time dhe ka një hetim ndërkohë. Të shohim se çfarë do të nxjerrë ky hetim, në gjykimin tim vlen të shihet më tej. Janë kamerat e komisariatit që duhen  hapur, sepse ato tregojnë hapur dhunën e ushtruar drejtpërdrejt mbi Astrit Seranaj dhe Donald Martinin. Është dhunë e paprecedentë dhe dhunë ndaj njerëzve që janë aktivistë, kanë një status diçka më shumë se një qytetar i thjeshtë. Kur goditet Astrit Seranaj, kur goditen në prezencën time që jam njeri që dal në media dhe rrëfej ato që shoh, kam mundësi ta çoj zërin në publik, mua më trondit se çfarë mund të ndodhte nëse do të ishte një qytetar i thjeshtë.  Jemi ndeshur në komisariat me shantazh policor nga një inspektor policor që nuk mbaj mend të na ketë përmendur emër. Një mënyrë për të na provokuar dhe për të na bërë të ndihemi të frikësuar. Duke na thënë se çfarë keni bërë, keni bërë thyerje të rënda ligjore. Kur i kemi treguar plagën e Donaldit, që ishte me gjak dhe sa kishte ngrënë shkelmin në fytyrë dhe kishte syrin e nxirë, na tha që kjo ishte plagë e thatë, na e tha në mënyrë ironike si për të na treguar që nuk mund të na mundni ne, sepse ne mund ta bëjmë të bardhën të zezë dhe ju s’keni fuqi mbi ne”, është shprehur aktivisti.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Dhjetor 2020, 18:03

ITALI– Videoja që po shikoni tregon momentin e arrestimit dhe të transportimit drejt komisariatit të Elona Kaleshit, të akuzuarës së vrasjen e çift...