Aktualitet

22 Dhjetor 2020, 18:03 Nga DOSJA

ITALI– Videoja që po shikoni tregon momentin e arrestimit dhe të transportimit drejt komisariatit të Elona Kaleshit, të akuzuarës së vrasjen e çiftit shqiptar në Itali, Shpëtim dhe Teuta Pashos.

Siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga Firenze Today, me xhup të bardhë dhe me kapuç në kokë, Kleshi qëndron e ulur në sediljen e pasme të makinës së karabinierëve.

Elona u vu sot në pranga. Ajo është ish-e dashura e djalit të çiftit Pasho të cilët u copëtuan në mënyrë makabre dhe u ndanë në katër valixhe dhe dyshohet se ishte personi i fundit që ka parë të gjallë çiftin shqiptar. Elona akuzohet për vrasje, fshehje dhe thyerje të trupave të dy bashkëshortëve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elona kaleshi valixhja me trupa ne itali elona kaleshi valixhja me trupa ne itali

Sondazh

Poll