Aktualitet

1111 viktima/ Bien ndjeshëm numrat e të infektuarve, regjistrohen 13 viktima dhe 389 të prekur me Covid-19 në 24 orët e fun

22 Dhjetor 2020, 15:48 Nga DOSJA
1111 viktima/ Bien ndjeshëm numrat e të infektuarve, regjistrohen 13

TIRANË– 1111 viktima, 23 mijë e 454 të infektuar aktivë dhe 29 mijë e 249 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë. Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë, gjatë përditësimit të shifrave ka bërë me dije se 13 persona kanë humbur jetën për shkak të Covid-19. 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Lezha, 2 qytetarë nga Lushnja, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetare nga Shkodra, 1 qytetare 33 vjeçare nga Kukësi më sëmundje bashkëshoqëruese, të moshave 33-81 vjeç, nuk i kanë mbijetuar dot infektimit me Covid-19. Në 24 orët e fundit janë kryer 2420 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 389 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 177 raste në Tiranë, 20 në Elbasan, 19 në Durrës, 18 në Shkodër, 16 në Lezhë, 13 në Kavajë, nga 11 raste në Lushnje, Sarandë, 10 në Vlorë, nga 8 raste në Berat, Gjirokastër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë, Korçë, Bulqizë, Kuçovë, Këlcyrë, nga 4 raste në Mat, Përmet, Gramsh, nga 3 raste në Rrogozhinë, Kamëz, Pogradec, Delvinë, Divjakë, Skrapar, nga 2 raste në Mallakastër, Dibër, Kolonjë, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Librazhd, Tepelenë, Ura Vajgurore, Belsh, Malësi e Madhe, Peqin, Klos, Shijak, Cerrik.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 344 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 497 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 29,249 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të kufizojnë kontaktet me të tjerët, të qëndrojnë në shtëpi duke shmangur lëvizjet e panevojshme me qëllim parandalimin e COVID-19. Shmangni grumbullimet dhe vizitat tek të afërmit tuaj për të frenuar përhapjen e SARS-COV2. Janë Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.

Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (22 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 389
Të shëruar në 24 orë 497
Të shtruar në spitale 344

Humbje jete në 24 orë 13

Testime ditore 2420
Testime totale 243,043
Raste pozitive 53,814
Raste të shëruara 29,249
Raste Aktive 23,454
Humbje jete 1111

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 12937
Fier 1676
Durrës 1285
Shkodër 1299
Vlorë 1062
Korçë 1025
Elbasan 920
Berat 901
Lezhë 884
Gjirokastër 554
Kukës 485
Dibër 426

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll