Aktualitet

Anëtari i gjashtë i Kushtetueses, KED lejon kandidimin e Aleksandër Tomës dhe Përparim Kalos, nesër i dorëzon listën Met

22 Dhjetor 2020, 16:40 Nga DOSJA
Anëtari i gjashtë i Kushtetueses, KED lejon kandidimin e

TIRANË– Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka marrë në pyetje sot dy kandidatët për anëtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese, vakancë e Presidentit të Republikës. Aleksandër Toma dhe Përparim Kalo u paraqitën sot në KED për të zhvilluar intervistën e caktuar në rendin e ditës, duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të këshillit.

Ata prezantuan platformën e tyre në lidhje më kandidimin për në Gjykatën Kushtetuese dhe pas intervistëts, KED miratoi vendimin për pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve. Nesër pritet që t’i dërgojë listën përfundimtare të renditjes Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Sot u betua anëtari i pestë i Gjykatës Kushtetuese, Altin Binaj. Në seancën e shkuar plenare, ai u zgjodh anëtari i pestë i Kushtetueses, ndërkohë që duhet edhe një tjetër që Gjykata të bëhet funksionale. Bashkë me Binajn, Gjykata Kushtetuese ka edhe 4 anëtarë të tjerë; Vitore Tushën, Elsa Toskën, Marsida Xhaferllarin dhe Fiona Papajorgjin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin binaj altin binaj ne kushtetuese altin binaj altin binaj ne kushtetuese

Sondazh

Poll