Aktualitet

FOTOT: COVID-19 s’i pengon puthjet e përqafimet! Emigrantët zgjedhin Shqipërinë për festa, fluks emigrantësh në Rinas

22 Dhjetor 2020, 17:06 Nga DOSJA
FOTOT: COVID-19 s’i pengon puthjet e përqafimet! Emigrantët

TIRANË- Pandemia e koronavirusit nuk i ka pneguar emigrantët shqiptarë që të kthehen në atdhe për festat e fundvitit. Siç duket nga fotot e shkrepura nga aeroporti i Rinasit, njësoj si çdo vit, edhe këtë herë ka pasur fluks të madh qytetarësh që kanë ardhur nga vendet ku qëndrojnë për të festuar festat pranë familjeve të tyre.

Po ashtu nuk kanë munguar as puthjet dhe përqafimet edhe pse distanca duhet të jetë së paku 2 metra.

Por sot kanë munguar emigrantët që vijnë nga Britania e Madhe për shkak të kufizimit të vendosur nga autoritetet vendase, e gjithas prej përhapjes së një mutacioni të pandemisë së koronavirusit. Ndërsa për të gjithë ata që kanë mbërritur është vendosur me detyrim që për 14 ditë që qëndrojnë në karantinë.

Masat shtrënguese u paralajmëruan ditën e djeshme nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila bëri me dije edhe kufizimin e orës policore. Për më shumë detaje (Lexo këtu)

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise pandemia e koronavirusit koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise pandemia e koronavirusit

Sondazh

Poll