Aktualitet

Goja e qepur për vaksinën, ministrja Manastirliu krenohet: Dje bëmë 300 teste të shpejta

22 Dhjetor 2020, 16:09 Nga DOSJA
Goja e qepur për vaksinën, ministrja Manastirliu krenohet: Dje

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishte sot në Qendrën Shëndetësore nr. 10 në Tiranë, ku pa nga afër  se si po procedohet me testimin e shpejtë që ka filluar.

Ndërkohë që vendet e Europës krenohen me rrugën drejt vaksinimit ndaj koronavirusit, Manastirliu krenohet se vetëm në ditën e parë të testimit të shpejtë në 6 pikat e hapura në Tiranë u kryen mbi 300 testime. Teksa ka folur për testet e shpejta dhe i  ka bërë apel qytetarëve të respektojnë masat, ministrja në asnjë moment nuk ka përmendur përpjekjet për vaksinimin në vendin tone.

Vetëm në ditën e parë të testimit të shpejtë në 6 pikat e hapura në Tiranë u kryen mbi 300 testime, ndërsa janë mbi 12 mijë teste të shpejta të kryera në të gjithë vendin. Mjeku i familjes ka rolin më kryesorsa i përketë të gjithë ndjekjes së rasteve të dyshuara apo rasteve të cilat konfirmohen dhe më pas duhet të ndiqen nga pikpamja klinike, për tu mbështetur edhe me paketën e rimbursimit të barnave që trajtohen në banesë, por edhe për referim për ata që kërkojnë shërbim me të specializuar dhe dërgohen në strukturat tona spitalore”, tha ndër të tjera Manastirliu.
Po ashtu ministrja bëri apel që në këtë periudhë festash të respektohen masat duke zvogëluar kontaktet.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manalstirliu testet e shpejta vaksinimi ne shqiperi ogerta manalstirliu testet e shpejta vaksinimi ne shqiperi

Sondazh

Poll