Aktualitet

Me fytyrë nga njëri-tjetri, dy vëllezërit Olldashi u ‘tërhoqën’ me mirëbesim në zonën e braktisur dhe më pas u ekz

22 Dhjetor 2020, 17:04 Nga DOSJA
Me fytyrë nga njëri-tjetri, dy vëllezërit Olldashi u

KORÇË– Andrea dhe Martin Olldashi, dy vëllezërit që u gjetën të vrarë në një kanal në Maliq të Korçës kanë biseduar me 11 persona, një ditë para se të humbnin kontaktet me familjet e tyre. Gazetari Elton Qyno shkruan se të 11 personat janë shoqëruar në polici dhe u është marrë deklarim, si individë që kanë dijeni mbi ngjarjen.

Mes të shoqëruarve janë dy kushërinjtë e vëllezërve të vrarë, shtetasit A.O dhe A.O., nëna e viktimave dhe e dashua e e njërit prej vëllezërve Olldashi, me iniciale K.Hoxha, e cila nuk ka dhënë fakte në interes të këtij hetimi.

Qyno shkruan më tej se trupat e dy vëllezërve Olldashi janë gjetur në rrethinat e fshatit Çaushli, në afërsi të “Kishës së Vogël”, në një kanal vaditës, gjendeshin të shtrirë dhe të mbuluar me një masë dheu, Trupi i pajetë i Martin Olldashit, gjendej i vendosur mbi trupin e vëllait të tij, me fytyrë nga njëri-tjetri. Ndërsa trupi i pajetë i Andrea Olldashit, ishte i shtrirë në tokë dhe mësohet se ka qenë pikërisht dora e tij e majtë, e cila është zbuluar fillimisht nga një fshatar i zonës.

Të dy viktimat rezulton të mos jenë grabitur, pasi sendet personale, orë, telefon, një paketë cigareje dhe sasinë e parave prej 6250 lekë të vjetra e kishin me vete. Në xhupin e Andrea Olldashit, u gjendën një palë doreza sintetike me ngjyrë të zezë, sende të cilat janë çuar të gjitha për ekzaminim. Ndërkohë të dy trupat e pajetë janë qëlluar me pistoletë nga një distancë e afërt, konkretisht Martin Olldashi është qëlluar nga pas koke, pranë veshit të majtë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja dhe hetuesit thonë se e gjitha ngjarja ka ndodhur në 2 sekonda. Vëllai tjetër, Andrea është qëlluar një herë të vetme me armë zjarri në zemër. Ngjarja e rëndë u raportuar me 8 dhjetor të këtij viti. Të dy vëllezërit ishin me precedentë penalë dhe Policia e Korçës, ka ngritur dyshime të forta se 2 të rinjtë janë vrarë për shkak të aktivitetit të paligjshëm që ata ushtronin. Madje, burimet shtojnë se ata janë tërhequr me mirëbesim, deri në atë territor të braktisur dhe më pas janë qëlluar për vdekje. Për momentin nuk ka asnjë person të arrestuar dhe dyshuar për këtë ngjarje të rëndë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andra olldashi martin olldashi vellezerit ne maliq andra olldashi martin olldashi vellezerit ne maliq

Sondazh

Poll