Aktualitet

U arrestuan në Belgjikë, SPAK kërkon hetimin pasuror të gjashtë shqiptarëve që ishin pjesë e rrjetit të drogës, mes ty

22 Dhjetor 2020, 17:31 Nga DOSJA
U arrestuan në Belgjikë, SPAK kërkon hetimin pasuror të

TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetim pasuror për 6 shqiptarët e arrestuar dy ditë më parë në Belgjikë gjatë operacionit “Atos”. Dosja.al mëson se do të hetohen pasuritë e dy kushërinjve Rraja, Fioralb dhe Ramazan të cilët janë edhe nipat e deputetit socialist Rrahman Rraja, Musa Gjikolës, Genti Balliut, Bledar Pepajt dhe Fatmir Xhecukës.

Gjithashtu, SPAK do të hetojë edhe pasuritë që janë në emër të të afërmve të gjashtë shqiptarëve të arrestuar, nëse kanë indicie që është ndërtuar me paratë e ardhura nga aktiviteti i jashtëligjshëm i të arrestuavre. 

Operacioni u bë publik dje. Informacionet e para lidhur me mega-operacionin i dhanë dy ditë më parë mediat belge, megjithatë në periudha të ndryshme gjatë vitit 2019 dhe vitit 2020 janë sekuestruar rreth 232 kilogramë kokainë, një armë zjarri pistoletë, si dhe rreth 200 mijë euro. Fioralb Rraja u arrestua bashkë me kushëririn e tij Ramazan Rraja, gjithashtu i njohur për drejtësinë shqiptare dhe të tjerët të identifikuar si: Musa Gjikola, Genti Balliu alias Flamur Balliu, Bledar Pepaj dhe Fatmir Xheçuka. Ndërsa për F. Gj.,pas arrestimit, Gjykata ka vendosur gjykimin në gjendje të lirë.

Sipas hetuesve, grupi e kishte nisur ‘karrierën’ që në vitin 2017. Ata e  trafikonin drogën nga Ekuadori drejt Gjermanisë në kutitë e bananeve. Policia gjermane nisi hetimet duke gjurmuar kutitë e bananeve dhe pikërisht ky hetim i çoi ata në Amerikën Latine. Trafikantët e fusnin drogën në kutitë e bananeve. Më pas ngarkesa vinte nga Ekuadori për në portin e Hamburgut. Prej andej shpërndahej me kamionë në magazinat ku frutat piqeshin plotësisht. Shqiptarët mbërrinin te këto magazina dhe merrnin lëndën narkotike. Pasi mësuan skemën, policia gjermane arrestoi 14 persona dhe ata dolën në gjyq për trafikun e të paktën 1.2 ton kokainë. Policisë Bavareze në bashkëpunim me atë gjermane, ishin të bindur se nuk përfundonte gjithçka me kaq, por që një grup tjetër ishte pas tyre, që u godit dje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bledar pepaj fatmir xheçuka fioralb rraja genti balliu alias flamur balliu musa gjikola operacioni atos ramazan rraja spak heton pasurite e te arrestuarve ne belgjike bledar pepaj fatmir xheçuka fioralb rraja genti balliu alias flamur balliu musa gjikola operacioni atos ramazan rraja spak heton pasurite e te arrestuarve ne belgjike

Sondazh

Poll