Aktualitet

“Në bazë të analizës, jeni me COVID”/ Namik Dokle zbulon çfarë ndodh në treg, revoltohet ish-deputeti

22 Dhjetor 2020, 15:40 Nga DOSJA
“Në bazë të analizës, jeni me COVID”/ Namik

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle ka ndarë në rrjetin e tij social “Facebook” një situatë të pazakontë edhe shqetësuese.

Dokle tregon se duke pritur radhën në një treg fruta-perime, një gruaje i vjen një mesazh në telefon dhe ajo i kërkon dikujt pranë që ta lexojë zë, pasi nuk mundej vetë pa syze.

Blerësi tjetër e ndihmon dhe lexon mesazhin me zë: “Në bazë të analizës që keni bërë, rezultoni pozitiv me Covid-19!”

ÇFARË T’U THUASH NJRËZVE TË TILLË?!!

Shkon tjetri të blejë ca fruta dhe perime. Gjen aty edhe blerës të tjerë. Njerës prej tyre i tringëllin celulari. Ajo ia jep bleresit që ka më afër  dhe i thotë: Me erdhi një mesazh, ma lexo se nuk e shoh mirë, – dhe ia lëshon celularin në dorë. Dhe ai lexon: Në bazë të analizës që keni bërë, rezultoni pozitiv me covid-19! Cfarë t’u thuash njerezve të tillë?!”, shkruan ish-deputeti.

(kle.mu./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ish-deputeti namik dokle ish-deputeti namik dokle

Sondazh

Poll