Aktualitet

Vrasja e Klodian Rashës, Bledi Çuçi: Një rast krejt i veçuar që s’ka lidhje me trajektoren e punës së policisë

22 Dhjetor 2020, 15:39 Nga DOSJA
Vrasja e Klodian Rashës, Bledi Çuçi: Një rast krejt i

TIRANË– Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi e ka cilësuar vrasjen e Klodian Rashës si një rast krejt të veçuar që s’ka lidhje me trajektoren e punës së policisë.

Në konferencën e përbashkët me zv.ministren Romina Kuko dhe drejtorin e Policisë së Shtetit, në aktivitetin e prezantimit të anketimit të qeverisë suedeze mbi perceptimin e publikut për Policinë e Shtetit, Çuçi tha se ajo ngjarje nxori në sipërfaqe atë kategori njerëzish apo personazhesh publikë që s’lënë rast pa hedhur baltë mbi punën e policisë dhe qeverisë.


“Ky sondazh vjen në një moment specifik se javën e fundit kemi përjetuar një situatë jo të zakonshme nga një rast krejt i veçuar që s’ka lidhje me trajektoren e punës së policisë por nxori në sipërfaqe atë kategori njerëzish apo personazhesh publikë që s’lënë rast pa hedhur baltë mbi punën e policisë dhe qeverisë. Rezultatet e sondazhit kanë dalë përpara ngjarjes së ndodhur disa ditë më parë,”- tha Çuçi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bledi çuçi prezantimi i anketimit të qeverisë suedeze bledi çuçi prezantimi i anketimit të qeverisë suedeze

Sondazh

Poll