Aktualitet

U arrestua për statusin në Facebook, Gjykata shpall të pafajshme Xhuljana Aliajn, 26-vjeçarja u masakrua nga armata e Rilind

22 Dhjetor 2020, 15:28 Nga DOSJA
U arrestua për statusin në Facebook, Gjykata shpall të pafajshme

DURRËS- Gjykata e Durrësit shpall të pafajshme Xhuliana Aliajn, 26-vjeçaren, e cila u prangos nga Policia e Shtetit vetëm pak ditë pas tragjedisë së tërmetit të 26 nëntorit. E reja, banore në zonën e Porto-Romanos në Durrës, u akuzua se po përhapte panik në rrjetet e saj sociale vetëm sepse publikoi një shkrim në faqen e saj në Facebook, tek i cili shkruante shqetësimin e saj. 

Në stastus, Aliaj ngrite shqetësimin se hidrovori i qytetit ishte dëmtuar nga lëkundjet e forta dhe si pasojë rrezikonte që gjatë një tërmeti apo paslëkundjeve tjetër mund të shkaktonte pasoja të frikshme.

Me bujë të madhe, ajo u arrestua nga Policia, si të ishte ndonjë anëtare e ndonjë grupi terrorist dhe qëndroi tre ditë në qeli dhe 11 muaj nën procedim penal në gjendje të lirë. Pas sipas Policisë ajo kishte ngjallur panik dhe njerëzit kishin të largoheshin nga Porto-Romano, edhe pse nuk njihet si ndonjë “influencer” apo person me shumë ndjekës. Madje edhe statusi i saj kishte marrë vetëm disa “like” dhe po aq pak reagime.

Më 29 tetor 2020, Gjykata e Durrësit e pushoi procedimin penal me argumentin se fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale.

Sipas vendimit të shpallur nga gjyqtarja Besjana Garxenaj, të cilin BIRN e disponon, sqarohet se Xhuljana Aliaj kishte kërkuar informacion nga autoritetet shtetërore për situatën, por nuk kishte siguruar të dhëna për shqetësimin e saj.

“…nuk ka dashur dhe nuk ka pasur për qëllim përhapjen e panikut tek qytetarët, por ajo ka njoftuar një perceptim të gabuar të saj, e ndodhur vetë në situatë paniku, frikë e pasiguri për shkak të tërmetit,”-arsyeton gjyqtarja Garxenaj. Po ashtu sipas BIRN, gjyqtarja Besjana Garxenaj arsyeton gjithashtu se “askush nuk mund të dënohet për mendimet apo idetë e tij”.

Xhuljana Aliaj i tha BIRN se ishte e lumtur nga vendimi i Gjykatës.

“Jam e lumtur që edhe gjykata e pohoi që qëllimi im ka qenë pozitiv,” tha ajo.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres gjykata e durresit xhuliana aliaj durres gjykata e durresit xhuliana aliaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Dhjetor 2020, 11:54

TIRANË- Gjyqtari Altin Binaj betohet para presidentit Ilir Meta si anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, gjyqtari Binaj ...