Aktualitet

Masat e reja anti-COVID! Nga sot s’ka fluturime me Anglinë, pas dy ditësh ‘shtrëngohet’ ora policore. Në Rinas, puthje dhe përqafime

Nga 24 dhjetori deri më 4 janar, të gjithë duhet të futen në banesat e tyre para orës 20:30, ndryshe nga ora 22:00 që është aktualisht, në të kundërtën do të përballen me gjobë. Më pas në 5 janar, do të rikthehet ora policore 22:00.
Featured image of article: Masat e reja anti-COVID! Nga sot s’ka fluturime me Anglinë, pas dy ditësh ‘shtrëngohet’ ora policore. Në Rinas, puthje dhe përqafime Foto ilustruese

TIRANË– Shqipëria i është shtuar listës së vendeve që kanë shtrënguar masat në prang të festave të fundvitit. Që prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm dhe deri më 6 janar, Shqipëria do të pezullojë të gjithë fluturimet me Britaninë e Madhe. Ndërsa të gjithë ata që do të mbërrijnë në vendin tonë do të duhet të karantinohen për 14 ditë.

Ndërkohë që në Rinas pa pasur fluks emigrantës që janë kthyer në atdhe për të festuar festat e fundvitit. 

Pas dy ditësh do të hyjë në fuqi edhe ora policore, akoma më e reduktuar se aktualja që kemi. Nga 24 dhjetori deri më 4 janar, të gjithë duhet të futen në banesat e tyre para orës 20:30, ndryshe nga ora 22:00 që është aktualisht, në të kundërtën do të përballen me gjobë. Më pas në 5 janar, do të rikthehet ora policore 22:00.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë edhe shkollat janë pushim, duke shënuar pauzën më të gjatë dimërore që është dhënë nga institucionet arsimore. Shkolla do të mbyllet më 24 dhjetor dhe do të nisë më 11 janar, ndërsa për çerdhet dhe kopshtet nuk ka një parashikim për datën e hapjes.

Aktualisht në vendin tonë nga pandemia e koronavirusit janë shënuar 1098 viktima nga 23 mijë e 575 të infektuar me COVID-19.

(k.m/dosja.al)

  • 18:00

    FOTOT: COVID-19 s’i pengon puthjet e përqafimet! Emigrantët zgjedhin Shqipërinë për festa, fluks emigrantësh në Rinas

    Pandemia e koronavirusit nuk i ka pneguar emigrantët shqiptarë që të kthehen në atdhe për festat e fundvitit. Siç duket nga fotot e shkrepura nga aeroporti i Rinasit, njësoj si çdo vit, edhe këtë herë ka pasur fluks të madh qytetarësh që kanë ardhur nga vendet ku qëndrojnë për të festuar festat pranë familjeve të tyre. Po ashtu nuk kanë munguar as puthjet dhe përqafimet edhe pse distanca duhet të jetë së paku 2 metra.

    Por sot kanë munguar emigrantët që vijnë nga Britania e Madhe për shkak të kufizimit të vendosur nga autoritetet vendase, e gjithas prej përhapjes së një mutacioni të pandemisë së koronavirusit. Ndërsa për të gjithë ata që kanë mbërritur është vendosur me detyrim që për 14 ditë që qëndrojnë në karantinë.

Shto Koment