Bota

Situata e COVID-19/ Kosova shtrëngon masat, ndryshon orari i shtetrrethimit, përgjysmohet transporti publik

22 Dhjetor 2020, 13:58 Nga DOSJA
Situata e COVID-19/ Kosova shtrëngon masat, ndryshon orari i

KOSOVË– Është zgjatur orari i lëvizjes për qytetet që janë në zonë të kuqe në Kosovë. Qytetarët do të mund të lëvizin nga ora pesë  e mëngjesit, deri në orën tetë të mbrëmjes. Masat e reja anti-Covid janë dërguar sot në Qeverinë e Kosovës për miratim.

Transporti publik lejohet të punojë deri në 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”. Taksitë lejohen të punojnë me një pasagjer prapa ose deri në tre nëse janë anëtarë të familjes, duke respektuar masat.

Qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për Covid-19 të bërë në 72 orët e fundit, sipas mediave vendase.

Përjashtim nga kjo pikë, bëjnë qytetarët e huaj që hyjnë në  Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohet nga Kosova brenda 3 ore përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do ta largohen nga Kosova brenda 3 orëve.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosove masat e reja kufizuese kosove masat e reja kufizuese

Sondazh

Poll

Bota 22 Dhjetor 2020, 13:17

SPANJË- Mutacioni i ri i Covid-19 i shfaqur në Britaninë e Madhe, ka bërë që shumë vende të mbyllin kufirin më të. Së fundmi ka qenë Spanja që ka marrë kët...