Bota

Covidi i ri, Fauci: Mund të jetë edhe në SHBA, por s’besoj se luan rol tek efikasiteti i vaksinës apo vdekshmëria

22 Dhjetor 2020, 13:52 Nga DOSJA
Covidi i ri, Fauci: Mund të jetë edhe në SHBA, por s’besoj

SHBA-Anthony Fauci, kreu i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Ngjitëse në Amerikë, ka folur në lidhje me mutacionin e ri të Covid-19. Në një deklaratë për mediat, ai ka thënë se dhe në Shtetet e Bashkuara mund të ketë raste të mutacionit të ri, duke u bazuar në shpërndarjen në Britani dhe në vende e tjera të botës.

“Këtë duhet ta parashikoni, kur e shihni se është shpërndarë në vendet si Britania e Madhe. Ekzistojnë mutacione që po i shohim edhe në Afrikën e Jugut , e duke marrë parasysh udhëtimet që po ndodhin në mbarë botën, nuk do të befasohesha që tashmë ka mbërritur tek ne,”-ka thënë Fauci.

Gjithashtu, Fauci ka shpjeguar se duke marrë parasysh se koronavirusi i ri është pjesë e grupit RNK të viruseve që shpesh pësojnë mutacione, shpërndaja e tij mund të jetë më e shpejt.

“Shumica e mutacioneve nuk kanë ndonjë rol funksional dhe kjo do t’i mundësonte virusit një përhapje më të shpejtë”.

Sakaq, ai ka ripërsëritur se deri më tani nuk është konfirmuar se varianti i ri nuk shkakton vdekjen më të madhe dhe nuk ka ndonjë ndikim në efikasitetin e vaksinës që aktualisht po përdoret kundër Covid-19.

Pak ditë më parë në Angli u shfaq një mutacion i ri i Covid-19. Deri tani Anglia e ka izoluar të gjithë vendin ndërkohë që shtetet e Evropës dhe të botës kanë anuluar të gjitha fluturimet me Britaninë e Madhe. Pak ditë më parë në Angli u shfaq një mutacion i ri i Covid-19. Deri tani Anglia e ka izoluar të gjithë vendin ndërkohë që shtetet e Evropës dhe të botës kanë anuluar të gjitha fluturimet me Britaninë e Madhe.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anthony fauci anthony fauci

Sondazh

Poll

Bota 22 Dhjetor 2020, 13:17

SPANJË- Mutacioni i ri i Covid-19 i shfaqur në Britaninë e Madhe, ka bërë që shumë vende të mbyllin kufirin më të. Së fundmi ka qenë Spanja që ka marrë kët...