Bota

Vendmi i Gjykatës/ Hoti thyen heshtjen, konferencë për mediat në orën 15:00

22 Dhjetor 2020, 12:53 Nga DOSJA
Vendmi i Gjykatës/ Hoti thyen heshtjen, konferencë për mediat

KOSOVË-  Kreu i Qeverisë  në detyrë, Avdullah Hoti ditën e sotme në orën 15:00 do të dalë në konferenë për mediat.

Lajmin për këtë e ka dhënë vetë qeveria në një deklaratë për meidat ku bën të ditur se Hoti do të flasë në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila konfirmoi se qeveria e kryeministrit Avdullah Hoti ishte zgjedhur në mënyrë jo legjitime, dhe se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 40 ditësh.

 “ Kryeministri Avdullah Hoti mban konferencë për media. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë KOHA: 15:00”, shkruhet në njoftim.

Gjykata Kushtetuese mori vendimin se qeveria e kryeministrit Avdullah Hoti ishte zgjedhur në mënyrë jo legjitime. Pas konsultimit me subjektet politike, Osmani pritet të shpall edhe datën e zgjedhjeve, e cila duhet të jetë jo më larg se 40 ditë, afat ky që është përcaktuar në nenin 95 të Kushtetutës së Kosovës.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti avdullah hoti

Sondazh

Poll