Bota

Tensionet në Mesdheun Lindor/ Ministri i Jashtëm i Gjermanisë: Jemi kundër embargos së armëve ndaj Turqisë

22 Dhjetor 2020, 13:02 Nga DOSJA
Tensionet në Mesdheun Lindor/ Ministri i Jashtëm i Gjermanisë:

GJERMANI-Ministri i jashtëm gjerman Hriko Maas, është shprehur se është kundër vendosjes së embargos të armëve ndaj Turqisë, e cila ishte një kërkesë e Greqisë.

“Gjermania është kundër kërkesave të Greqisë për vendosjen e embargos të armëve ndaj Turqisë për shkak të tensioneve në Mesdheun Lindor,”-ka thënë ai.

Gjithashtu, sipas tij embargon e armëve ndaj Turqisë është një strategji e padrejtë, duke theksuar se çështja në Mesdheun Lindor mund të zgjidhet përmes dialogut.

Nuk është e lehtë ta bësh këtë me një anëtar të NATO-s. Turqia bleu me lehtësi raketa nga Rusia kur nuk mund t’i merrte nga SHBA-ja. Sigurisht, ne vazhdojmë të besojmë se ekziston një zgjidhje për konfliktin dhe se nuk duhet të heqim përgjithmonë një partner të NATO-s nga bashkëpunimi për armët,”-ka thënë ai. 

Greqia bëri thirrje për një embargo të armëve të BE-së ndaj Turqisë për shkak të tensioneve të fundit në Mesdheun Lindor përpara samitit të udhëheqësve të BE-së më 10 dhe 11 dhjetor. Por një shumicë e udhëheqësve evropianë kundërshtuan idenë e embargos së armëve ose sanksionesh ekonomike, duke zgjedhur në vend të kësaj një formë më të butë.

Turqia dhe Greqia kanë qenë në konflikt për shkak të kërkimeve në det të naftës dhe gazit. Turqia, e cila ka vijën më të gjatë bregdetare kontinentale në Mesdheun Lindor, ka hedhur poshtë pretendimet kufitare detare të Greqisë dhe administratës Greke Qipriote dhe theksoi se këto pretendime të tepërta shkelin të drejtat sovrane të Turqisë dhe Turqve Qipriotë. Muajit e fundit Turqia ka dërguar anije kërkimore për burimet e energjisë në Mesdheun Lindor, e cila është marrë si provokim nga Greqia. Në krah Greqisë i ka dalë Bashkimi Evropian, ku ishin paralajmëruar dhe sanksione të cilat u shtynë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gjermani hriko maas tensionet greqi turqi gjermani hriko maas tensionet greqi turqi

Sondazh

Poll