Bota

Mjeku që zbuloi Ebolën bën parashikim të frikshëm: Bota mund të përballet me viruse të tjera vrastare

22 Dhjetor 2020, 13:37 Nga DOSJA
Mjeku që zbuloi Ebolën bën parashikim të frikshëm: Bota

AFRIKË– Profesor Jean-Jacques Muyembe Tamfum, i cili ndihmoi të zbulohej virusi i Ebola-s në 1976-ën, ka bërë një deklaratë të frikshme në lidhje me rrezikshmërinë që ka botandaj sëmundjeve. Sipas CNN, ai ka thënë se njerëzimi po përballet me një numër të panjohur virusesh të reja dhe potencialisht fatale që mund të dalin prej pyjeve tropikale të Afrikës, ku dhe ka vënë në dukje që njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm.

Ky nuk është një trillim fantastiko-shkencor të gjithë duhet të kemi frikë. Ebola ishte e panjohur. Covid-i është i panjohur. Tani duhet të druhemi nga sëmundje të tjera. Ne jetojmë në një botë ku patogjenë të rinj mund të shfaqen në çdo moment. Dhe kjo përbën një kërcënim për njerëzimin,”-ka thënë profesori.

Viruset e reja në rritje

Që nga infeksioni i parë nga kafsha te njeri, që u identifikua në 1901, shkencëtarët kanë gjetur të paktën 200 viruse të tjera që është vërtetuar se shkaktojnë sëmundje tek njerëzit.

Sipas hulumtimit nga Mark Woolhouse, profesor i epidemiologjisë së sëmundjeve infektive në Universitetin e Edinburgut, ka thënë se specie të reja të viruseve po zbulohen me një shpejtësi prej tre deri në katër në vit. Shumica e tyre e kanë origjinën nga kafshët. Ekspertët thonë se rritja e numrit të viruseve në zhvillim është kryesisht rezultat i shkatërrimit ekologjik dhe tregtisë së kafshëve të egra.

Ndërsa habitatet e tyre natyrore zhduken, kafshë si minjtë, lakuriqët e natës dhe insektet mbijetojnë atje ku kafshët më të mëdha zhduken. Ata janë në gjendje të jetojnë së bashku me qeniet njerëzore dhe shpesh dyshohet se janë faktorët që mund të sjellin sëmundje të reja tek njerëzit.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 ebola mjeku qe zbuloi ebolen covid-19 ebola mjeku qe zbuloi ebolen

Sondazh

Poll

Bota 22 Dhjetor 2020, 13:17

SPANJË- Mutacioni i ri i Covid-19 i shfaqur në Britaninë e Madhe, ka bërë që shumë vende të mbyllin kufirin më të. Së fundmi ka qenë Spanja që ka marrë kët...