Bota

Sekretari i LDK-së përfundon takimin me Vjosa Osmanin: Nuk e kemi caktuar ende kandidatin për kryeministër, diskutuam që zg

22 Dhjetor 2020, 13:52 Nga DOSJA
Sekretari i LDK-së përfundon takimin me Vjosa Osmanin: Nuk e kemi

KOSOVË- Arban Abrashi sot në cilësinë e sekretarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës është takuar me ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani. Në një deklaratë për mediat ai ka thënë se LDK-ja është e gatshme për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të zhvillohen në Kosovë, brenda 40 ditësh.

Ai ndër të tjera ka thënë se në takim përmendet që zgjedhjet të mbahen me 7 shkurt por që ende nuk ëhstë vendosur një datë e caktuar dhe përfunditmtare. Abrashi tha se LDK-ja ende nuk e ka caktuar kandidatin për kryeministër.

“Sot në emër të LDK së erdhëm për diskutimet preliminare në lidhur me aktgjykimin. Paraqitëm qëndrimet dhe kërkesat tona. Kemi deklaruar se jemi të gatshëm për zgjedhje duke i pa rrethanat dhe zhvillimet politike. Kemi thënë se zgjedhjet të mbahen në janar që të përfundojë brenda afatit kushtetues të ushtrimit të detyrës së presidentit. Diskutuam se duhet të gjejmë fuqi politike që të miratohet buxheti i vitit 2021. Është i lidhur edhe me Ligjin për Rimëkëmbje. E kemi përmendë janarin edhe më herët, që të mos i kalojmë kufijtë kushtetues. Data 7 shkurt është përmendur, por në takimet tjera do të caktohet. Ende nuk e kemi caktuar kandidatin, do të mblidhet kryesia e nëse është e nevojshme EDHE Këshilli që ta caktojmë kandidatin”- tha ai.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni arban abrashi takohet me vjosa osmanin zgjedhjet ne kosove arban abrashi takohet me vjosa osmanin zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 22 Dhjetor 2020, 13:17

SPANJË- Mutacioni i ri i Covid-19 i shfaqur në Britaninë e Madhe, ka bërë që shumë vende të mbyllin kufirin më të. Së fundmi ka qenë Spanja që ka marrë kët...