Bota

22 Dhjetor 2020, 13:17 Nga DOSJA

SPANJË- Mutacioni i ri i Covid-19 i shfaqur në Britaninë e Madhe, ka bërë që shumë vende të mbyllin kufirin më të. Së fundmi ka qenë Spanja që ka marrë këtë vendim. Deri më tani nga të gjithë vendet e Bashkimit Evropian, vetëm Greqia dhe Qiproja nuk kanë mbyllur kufirin.

Ndërkohë, mbledhja emergjente e vendeve të Bashkimit Evropian është duke u zhvilluar në Bruksel për të rënë dakord për një zgjidhje të përbashkët, për masat kundër mutacionit të ri të Covid-19.

Sipas DayliMail, Spanja e ka marrë këtë vendim pasi ditën e djeshme në mbledhjen e Bashkimit Evropian nuk u arrit një marrëveshje përfundimtare. Sakaq, Spanja ka vendosur dhe një lehtësim, ku do të lejojë qytetarët e saj të kthehen në shtëpi.

Pak ditë më parë në Angli u shfaq një mutacion i ri i Covid-19. Deri tani Anglia e ka izoluar të gjithë vendin ndërkohë që shtetet e Evropës dhe të botës kanë anuluar të gjitha fluturimet me Britaninë e Madhe.

Nga studimet paraprake tregohet se vaksina anti-Covid ka të njëjtin rezultat edhe me mutacionin e virusit. Ndërkohë, raste të mutacionit të ri janë shfaqur dhe në vende të tjera jashtë Britanisë, si në Danimarkë, Holandë dhe Itali.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mutacioni i covid spanje mutacioni i covid spanje

Sondazh

Poll