Bota

Ja kush janë 5 të parët që do vaksinohen në Itali. Mes tyre asnjë i moshuar. Mbërrijnë ndihmat nga Belgjika

22 Dhjetor 2020, 13:17 Nga DOSJA
Ja kush janë 5 të parët që do vaksinohen në Itali. Mes

ITALI– Një infermiere, një punonjës azili,një studiues dhe dy mjekë nga Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Infektive Spallanzani në Romë do të jenë pesë të parët që do të injektohen me vaksinën anti-COVID.

Sipas mediave vendase, vaksinimi në Itali do të nisë të dielën, në 27 dhjetor, lajm ky i konfirmuar nga ekspertët italianë. Deri më tani 9,750 doza të vaksinës Pfizer janë nisur nga Belgjika për në Itali, ku edhe do të ruhen në temperaturë -70 gradë për të shmangur “prishjen” e tyre. 

Ndërsa pasdite fushata e vaksinimit do të zhvillohet në të gjitha rajonet, ku 1.620 doza janë të destinuara për rajonin e Lombardisë, 955 doza për Lazion, 685 për Siçilinë dhe 910 për Piemonten.

Deri më tani janë vendosur 287 qendra dhe spitale ku do të dorëzohen vaksinat, të cilat do të ndahen në dy doza secila. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni itali vaksinimi ne itali itali vaksinimi ne itali

Sondazh

Poll

Bota 22 Dhjetor 2020, 13:17

SPANJË- Mutacioni i ri i Covid-19 i shfaqur në Britaninë e Madhe, ka bërë që shumë vende të mbyllin kufirin më të. Së fundmi ka qenë Spanja që ka marrë kët...