Bota

Marjuana e vjedhur në Maqedoninë e Veriut, Zaev: Një pjesë e saj është në Kosovë

21 Dhjetor 2020, 21:32 Nga DOSJA
Marjuana e vjedhur në Maqedoninë e Veriut, Zaev: Një pjesë e

KOSOVË- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka reaguar mbi drogën që është vjedhur në rajonin e Vallandovës. Në një deklaratë për mediat ai ka deklaruar se një pjesë e drogës është zbuluar në zonën e Haraçinës dhe në Kosovë. Ai ka thënë se policia po punon për të gjetur të gjitha autorët që kanë vjedhur drogën dhe do t’i sjelli ata para drejtësisë.

“Ministria e Punëve të Brendshme po vepron në mënyrë efektive. Një pjesë e asaj që ishte vjedhur në rajonin Vallandovës tashmë është zbuluar në zonën e Haraçinës, një pjesë është në Kosovë, shërbimet po punojnë për ta zbuluar atë deri në fund dhe për të sjellë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit”, ka thënë Zaev.

Në 3 dhjetor ne Maqedoninë e Veriut u vodhën 2 tonë marjuanë. Nga droga e vjedhur deri tani është gjetur vetëm 231 kilogramë në fshatin Haraçinë të shkupit në 7 dhjetor. Deri tani janë arrestuar disa persona për drogën e vjedhur por asnjë detaj mbi identitetin e të arrestuarve nuk është bërë i ditur.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni 2 tone drog e vjedhur zoran zaev 2 tone drog e vjedhur zoran zaev

Sondazh

Poll