Bota

Amerika Latine merr vendimin, anullon të gjitha fluturimet me Anglinë për shkak të mutacionit të Covid-19 

21 Dhjetor 2020, 18:43 Nga DOSJA
Amerika Latine merr vendimin, anullon të gjitha fluturimet me Anglinë

SHBA- Amerika Latine i është bashkuar vendeve të Bashkimit Evropian dhe ka bllokuar fluturimet me Anglinë. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se numri i qeverivë në vendet latine që po bllokojnë fluturimet me Anglinë po shtohet dita-ditës.

Momentalisht Argjentina, Kolumbia, Kili, Peruja dhe El Salvador janë shtetet e para që kanë bllokuar fluturimet me Anglinë. Ndërkohë që një avion me pasagjerë i mbërritur sot nga Anglia në Argjentinë është vendosur në karantinë 7 ditore. Ndërsa Kili për çdo qytetarë që kishte vizituar Anglinë në 14 ditët e fundit vendosi karantinën 2 javore në mënyrë që mos të përhapet mutacioni nëse dikush është mbartës.

Pak ditë më parë në Angli u shfaq një mutacion i ri i Covid-19. Deri tani Anglia e ka izoluar të gjithë vendin ndërkohë që shtetet e Evropës dhe të botës kanë anulluar të gjitha fluturimet me Britaninë e Madhe. Nga studimet paraprake tregohet se vaksina anti-Covid ka të njëjtin rezultat edhe me mutacionin e virusit.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mutacioni i covid vendet latine bllokojne fluturimet me angline mutacioni i covid vendet latine bllokojne fluturimet me angline

Sondazh

Poll