Bota

‘Kushtetuesja’ rrëzon qeverinë Hoti dhe çon Kosovën në zgjedhje brenda 40 ditësh: Vota e deputetit Arifi është e pav

21 Dhjetor 2020, 20:09 Nga DOSJA
‘Kushtetuesja’ rrëzon qeverinë Hoti dhe çon

KOSOVË– Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka çuar vendin në zgjedhje. Brenda 40 ditëve, vendi pritet që të shkojë në zgjedhje që do të krijojnë qeverinë e re, pasi aktigjykimi i Gjykatës Kushtetuese, e ka cilësuar si të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi që ishte vendimtare për krijimin e Qeverisë Hoti.

Në vendimin zyrtar, lexohet qartë se Kushtetuesja i ka dhënë të drejtë Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ankimoi votën e Arifit. Kushtetuesja, pas përfundimit të hetimeve, ka dalë në përfundimin se Arifi s’kishte legjitimitet në momentin kur ka votuar pasi ishte dënuar nga Gjykata me vendim të prerë, duke rrëzuar kështu qeverinë Hoti.

“VENDOSI. TË SHPALLË kërkesën të pranueshme; II. TË KONSTATOJË se, në bazë të nenit 71.1 të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, në ndërlidhje me nenin 29.1 (q) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, personi i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tri (3) vitet e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të fitoj mandat të vlefshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës;III. TË KONSTATOJË se, Vendimi nr. 07/V-014 i Kuvendit të Republikës së Kosovës për Zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, i 3 qershorit 2020, nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 3 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës, sepse Qeveria nuk ka marrë shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës;IV. TË KONSTATOJË se, marrë parasysh se Qeveria nuk është zgjedhur sipas paragrafit 3 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës, atëherë mbështetur në paragrafin 4 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës, Presidenti i Republikës së Kosovës shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre;V. TË KONSTATOJË se, ky Aktgjykim nuk ka efekt prapaveprues dhe mbështetur në parimin e sigurisë juridike vendimet e Qeverisë mbeten në fuqi, si dhe Qeveria mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re,”- thuhet ndër të tjera në vendim.

Ndërkohë që deputetja nga radhet e LV, Arbërie Nagavci dhe Xhelal Sfeçla kanë reaguar mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke e cilësuar atë si të drejtë madje dhe kanë nisur një fushatë në rrjete sociale për ri-kithimin e Albin Kurtit si Kryeministër. Ndërkohë që sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Albin Kurti nuk ka të drejtë që të kandidojë më si Kryeministër pasi ka qenë i dënuar për veprat penale si përdorimi i armës si dhe pengim të një personi zyrtar. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se ditën e nesërme do të thërras të gjitha partitë në mbledhje për të zgjedhur datën e re të zgedhjeve parlamentare.

Deputeti Arifi është dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim nga Gjykata e Apelit për mashtrim me subvencione, por pavarësisht kësaj, votoi pro krijimit të qeverisë së kryesuar nga Avdullah Hoti.  Gjykata Kushtetuese mbajti edhe më 2 dhjetor një senacë dëgjimore që u zhvillua online për shkak të pandemisë së Covid-19.

(i.a;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni etem arifi kosova shkon ne zgjedhje kushtetuesja rrezon qeverine hoti etem arifi kosova shkon ne zgjedhje kushtetuesja rrezon qeverine hoti

Sondazh

Poll