Bota

Linja ajrore e Britanisë dhe SHBA-së do të kërkojnë test anti-Covid nga qytetarët para se të udhëtojnë 

21 Dhjetor 2020, 20:35 Nga DOSJA
Linja ajrore e Britanisë dhe SHBA-së do të kërkojnë

ANGLI- Linja ajrore britanike do të kërkojnë nga qytetarët test negativ të Covid-it para se të mund të udhëtojnë drejt SHBA-së. Kjo kërkesë ka ardhur nga Guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo, i cili i ka kërkuar Britanisë që të marrë masa në lidhje me mutacionin e ri të Covid-it.

Fillimisht Cuomo ka kërkuar që të bllokoj fluturimet me Anglinë por kërkesa e tij u hodh poshtë nga Administrata Trump. Linja ajrore me SHBA-së ra dakord me kërkesën e Guvernatorit të New York-ut pasi mbi 40 vende në të gjithë botën kanë ndaluar udhëtimet me Britaninë në mënyrë që mos të përhapet mutacioni i Covid-19.

Pak ditë më parë në Angli u shfaq një mutacion i ri i Covid-19. Deri tani Anglia e ka izoluar të gjithë vendin ndërkohë që shtetet e Evropës dhe të botës kanë anulluar të gjitha fluturimet me Britaninë e Madhe. Nga studimet paraprake tregohet se vaksina anti-Covid ka të njëjtin rezultat edhe me mutacionin e virusit.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota andrew cuomo mutacioni i covid andrew cuomo mutacioni i covid

Sondazh

Poll