Bota

Ekspertët: Fëmijët janë më të rrezikuar nga mutacioni i ri i Covid

21 Dhjetor 2020, 19:44 Nga DOSJA
Ekspertët: Fëmijët janë më të rrezikuar nga

ANGLI- Ekspertët britanik kanë deklaruar se fëmijët janë më të rrezikuar nga mutacioni i ri i Covid. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat kanë thënë se fëmijët janë më të ndjeshem nga mutacioni se sa nga virusi i mëparshëm.

Profesor Neil Ferguson deklaroi se mutacioni i Covid i quajtur B.1.1.7, mund të cilësohet si varianti më i fortë në infektimin e fëmijëve. Të tjerë studues kanë thënë se mutacioni me efikasitet ngjitje deri në 70% më shumë mund të lërë pas ndonjë sëmundje të rëndë tek personat që e kanë marrë atë.

Pak ditë më parë në Angli u shfaq një mutacion i ri i Covid-19. Deri tani Anglia e ka izoluar të gjithë vendin ndërkohë që shtetet e Evropës dhe të botës kanë anulluar të gjitha fluturimet me Britaninë e Madhe. Nga studimet paraprake tregohet se vaksina anti-Covid ka të njëjtin rezultat edhe me mutacionin e virusit.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mutacioni i covid neil ferguson mutacioni i covid neil ferguson

Sondazh

Poll