Bota

Boris Johnson: Hapja e shkollave në janar është në pikëpyetje

21 Dhjetor 2020, 19:59 Nga DOSJA
Boris Johnson: Hapja e shkollave në janar është në

ANGLI- Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson ka folur në lidhje me hapjen e shkollave pas festave në janar. Në një deklaratë për mediat ai foli për situatën e Covid në vend dhe për mutacionin e virusit. Numri 10 në Angli deklaroi se hapja e shkollave në janar është ende një çështje në mëdyshje për shkak të mutacionit të Covid. Ai tha se hapja e shkollave do të përcaktohet nga ecuria e pandemisë dhe e mutacionit të ri të Covid.

“Padyshim që duam, nëse kemi mundësi, do t’i rikthejmë shkollat ​​në një mënyrë të shkallëzuar në janar, por duhet që të tregohemi të arsyeshëm dhe të shohim ecurinë e  pandemisë dhe t’i mbajmë gjërat nën shqyrtim të vazhdueshëm,” tha Johnson.

Pak ditë më parë në Angli u shfaq një mutacion i ri i Covid-19. Deri tani Anglia e ka izoluar të gjithë vendin ndërkohë që shtetet e Evropës dhe të botës kanë anulluar të gjitha fluturimet me Britaninë e Madhe. Nga studimet paraprake tregohet se vaksina anti-Covid ka të njëjtin rezultat edhe me mutacionin e virusit.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson mutacioni i covid boris johnson mutacioni i covid

Sondazh

Poll