Bota

NENI 95/ Kjo është arsyeja pse Gjykata Kushtetuese e ka çuar vendin në zgjedhje: Qeveria nuk i ka të gjitha votat

21 Dhjetor 2020, 21:22 Nga DOSJA
NENI 95/ Kjo është arsyeja pse Gjykata Kushtetuese e ka çuar

KOSOVË- Arsyeja pse Gjykata Kushtetuese e ka cuar vendin në zgjedhje është pasi qeveria nuk i ka patur votat e plota të deputetëve në Kuvend. Në nenin 95 të Gjykatës Kushtetuese bëhet e ditur se qeveria nuk i ka votat e duhura për të qenë në krye të vendit.

“Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë (10) ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë. Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre”, thotë neni 95, pika e 4 e Gjykatës Kushtetuese.

Pak më parë doli vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me votën e deputetit Etem Arifi. Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese vota e Etem Arifit ka dalë e pavlefshme dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosova ne zgjedhje kosova ne zgjedhje

Sondazh

Poll