Bota

Joe Biden merr vaksinën anti-Covid publikisht: Ne ua kemi këtë borxh njerëzve

21 Dhjetor 2020, 20:51 Nga DOSJA
Joe Biden merr vaksinën anti-Covid publikisht: Ne ua kemi këtë

Presidenti i zgjedhur Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill e kanë marr vaksinën anti-Covid publikisht ditën e sotme. Lajmi është publikuar nga mediat e huaja të cilat shkruajnë se vaksinimi i Biden-ve është bërë në një spital në Delawere. Zyra e Biden-it ka deklaruar se Zonja e Parë e ka marr vaksinën me parë ndërsa Presidenti ka zgjedhur që ta marrë në mënyrë publike.

President-elect Biden receives his first dose of the Pfizer vaccine. pic.twitter.com/Ou7u2x8qZb

— The Recount (@therecount) December 21, 2020

“Ne ua kemi këtë borxh njerëzve. Shkencëtarët dhe njerëzit e vendosën së bashku, që personeli mjekësor do të ishin personat e parë që do të merrnin vaksinën, ju detyrohemi shumë,” ka thënë ai.

Vaksinimi i popullsisë në SHBA ka nisur 14 dhjetor me punonjësit e shëndetësisë të parët dhe personat që janë më shumë të rrezikuar. Deri tani janë vaksinuar mbi1.6 milion persona në të gjithë Amerikën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joe biden merr vaksinen anti-covid vaksina anti-covid joe biden merr vaksinen anti-covid vaksina anti-covid

Sondazh

Poll