Bota

Interpol: Mund të ketë tentativa për të vjedhur vaksinën anti-Covid

21 Dhjetor 2020, 18:12 Nga DOSJA
Interpol: Mund të ketë tentativa për të vjedhur

AUSTRI- Interpol ka ngritur alarmin mbi sigurinë e vaksinës anti-Covid. Në një intervistë për mediat Kreu i Interpol, Jurgen Stock ka deklaruar se grupet kriminele do të tentojnë që të vjedhin depot me vaksinat anti-Covid. Më tej ai tha se korrupsioni për të siguruar vaksinën është i lartë në disa vende dhe se kjo ka ardhur nga grupet e krimit. Ndër të tjera në fjalën e tij Stock është shprehur se me përhapjen e Covid po përhapen edhe më shumë grupet kriminale që duan të përfitojnë nga situata e krijuar. Ai gjithashtu tha se për kriminelët vaksina anti-Covid ka vlerën e arit.

“Mund të shohim vjedhje apo sulme të depot e vaksinave. Korrupsioni pritet të jetë i lartë në shumë vende. Një virus që përhapet me shpejtësi, por njëkohësisht kemi edhe një pandemi paralele të krimit. Ata kanë lëvizur shumë shpejt produkte false, antivirale dhe maska false. Kriminelët janë të mirë përgatitur dhe e konsiderojnw vaksinwn si “arin” e vitit 2021,” tha ai.

Deri tani në vaksina anti-Covid e Pfizer/BioNTech është aprovuar për miratim në SHBA, Kanada, Kuvajt, Bahrein, Arabi Saudite, Meksikë, Singapor dhe Britani e Madhe. Ndërkohë që në SHBA në datën 18 dhjetor u miratua edhe vaksina e dytë (Moderna) për përdorim emergjent.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota interpol jurgen stock interpol jurgen stock

Sondazh

Poll