Bota

Boris Johnson: Mbi 500 mijë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinave në Angli

21 Dhjetor 2020, 17:51 Nga DOSJA
Boris Johnson: Mbi 500 mijë persona kanë marrë dozën e

ANGLI- Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson ka deklaruar se mbi 500 mijë persona e kanë marr dozën e parë të vakinës anti-Covid. Në një deklaratë për mediat ai ka thënë se që nga fillimi i vaksinimit në 8 dhjetor dhe deri tani mbi gjysmë milioni e kanë marr dozën e parë të vaksinës.

“Unë sot mund të deklaroi se mbi gjysmë milioni persona në Mbretërinë e Bashkuar e kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid,” tha ai.

Pak ditë më parë në Angli u shfaq një mutacion i ri i Covid-19. Deri tani Anglia e ka izoluar të gjithë vendin ndërkohë që shtetet e Evropës dhe të botës kanë anulluar të gjitha fluturimet me Britaninë e Madhe. Nga studimet paraprake tregohet se vaksina anti-Covid ka të njëjtin rezultat edhe me mutacionin e virusit.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnosn vaksina anti-covid boris johnosn vaksina anti-covid

Sondazh

Poll