Bota

Presidenti i Brazilit kritik ndaj vaksinave anti-COVID: Edhe nëse iu shndërrojnë në krokodil ne nuk mbajmë përgjegjësi

21 Dhjetor 2020, 13:51 Nga DOSJA
Presidenti i Brazilit kritik ndaj vaksinave anti-COVID: Edhe nëse iu

BRAZIL-Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, ka nisur një sulm, për vaksinat antiCovid. Në një deklaratë për mediat, Bolsonaro ka paralajmëruar qytetarët e tij se qeveria e tij nuk do të jetë përgjegjëse nëse vaksina Pfizer dhe BioNTech i kthen njerëzit në “krokodila” ose i bën gratë me mjekër si një efekt anësor.

“Në kontratën e Pfizer gjithçka është shumë e qartë: ne nuk jemi përgjegjës për ndonjë efekt anësor. Nëse shndërrohesh në një krokodil, është problemi yt. Nëse një gruaje i rritet mjekra ose nëse një burrë fillon të flasë me një zë të femrës, ata nuk do të kenë të bëjnë fare me këtë gjë,”-ka thënë ai duke iu referuar prodhuesve të ilaçeve.

Udhëheqësi i ekstremit të djathtë ka qenë skeptik ndaj koronavirusit që kur u shfaq për herë të parë, duke e quajtur atë si “grip të zakonshëm”. Ndërkohë, këtë javë ai këmbënguli se nuk do të vaksinohej madje edhe kur të fillonte vaksinimi masiv i popullsisë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota brazil jair bolsonaro brazil jair bolsonaro

Sondazh

Poll