Bota

Situata e krijuar nga mutacioni i ri i Covid-19/ Boris Johnson do të mbaj një konferencë për shtyp mbrëmjen e ditës së so

21 Dhjetor 2020, 13:35 Nga DOSJA
Situata e krijuar nga mutacioni i ri i Covid-19/ Boris Johnson do të mbaj

BRITANIA E MADHE- Kryeministri Boris Johnson do të mbaj një konferencë për shtyp në orën 5 ditën e sotme, ku do të flasë mbi llojin e ri të Covid-19,  i cili e detyroi Francën të mbyllte kufijtë me Britaninë e Madhe.

Sipas The Sun, kryeministri do të flasë nga Downing Street. Ndërkohë, që ditën e sotme, ishte planifikuar një mbledhje urgjente me ekspertët për të diskutuar mbi situatën aktuale.

Një lloj i ri i Covdi-19 është zbuluar në Angli dhe në disa vende ishullore dhe po përhapet më shpejtësi në gjithë vendin. Britania e Madhe, ditën e djeshme ka vendosur masa të reja, parandaluese. Raste me infektime janë shfaqur dhe në disa vende si Holanda, Belgjika dhe Danimarka, të cilat kanë ndërprerë fluturimet me Britaninë e Madhe. Shumë vende të tjera kanë vendosur ditën e sotme, mbylljen e kufinjve. Kjo situatë ka shqetësuar dhe OBSH-në, e cila i ka bërë thirrje vendeve anëtare që të shtojnë kontrollet për identifikuar rastet. Nga ana ditën e sotme BE-ja pritet të mbaj një mbledhje emergjente.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris jonhson boris jonhson

Sondazh

Poll