Bota

Varianti i ri i Covid-19/ Italia vendi i pestë që ka zbuluar një person të infektuar (Lista e plotë)

21 Dhjetor 2020, 10:40 Nga DOSJA
Varianti i ri i Covid-19/ Italia vendi i pestë që ka zbuluar një

ITALI-Mutacioni i ri i Covid-19 është përhapur dhe jashtë Britanisë së Madhe. Italia është vendi i pestë që ka raportuar një pacient të infektuar me mutacionin e ri. Pacienti italian udhëtoi nga Britania e Madhe në Romë në ditët e fundit me partneren e tij, ku të dy janë izoluar.

Deri më tani, rastet e variantit të ri, që thuhet të jenë deri në 70% më infektive se Covid-19, janë zbuluar në Danimarkë, Holandë, Australi dhe Belgjikë.

Në muaj nëntor, janë raportuar nëntë lloje të variantit të ri të Covi-19 në Danimarkë dhe një në Australi, ndërsa në Holandë rasti i parë u zbulua këtë muaj. Ndërkohë, një raport ende i pakonfirmuar ka hedhur dyshime për një rast të ri në Belgjikë.

Skocia dhe Uellsi kanë regjistruar dy raste në javët e fundit, megjithëse ai po përhapet kryesisht në Londër dhe Jug-Lindje të Anglisë, ku mendohet se mund të përbëjë 60% të të gjitha infeksioneve të reja.

Nga ana tjetër, Ministri i shëndetësisë i Francës ka thënë ditën e sotme se është  plotësisht e mundur që versioni i virusit po qarkullonte në Francë pavarësisht se ende nuk është zbuluar, të njëjtën gjë ka thënë dhe një kryeministri i Irlandës së Veriut.

Shumë vende deri më tani,  përfshirë Francën, Gjermaninë, Italinë, Irlandën dhe Kanadanë kanë ndaluar udhëtimin nga Britaninë e Madhe. Drejtuesit e Bashkimit Evropian do të zhvillojnë një takim emergjent për një vendim të përbashkët.

LAJMI KRYESOR: Mutacioni i ri në Angli frikëson Europën! 15 shtete mbyllin kufinjt me Britaninë e Madhe, njerëzit në panik, boshatisin supermarketet, largohen me avionët e fundit nga vendi. Pritet mbledhja urgjente e Boris Johnson.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mbyllet britania e madhe mutacioni i covid mbyllet britania e madhe mutacioni i covid

Sondazh

Poll