Bota

Shkencëtarët në Britani duan prova: Tregoni pse lloji i ri i COVID është 70% më shumë ngjitës!

21 Dhjetor 2020, 10:34 Nga DOSJA
Shkencëtarët në Britani duan prova: Tregoni pse lloji i ri i

BRITANI E MADHE– Ditën e djeshme në Britaninë e Madhe u përhap alarami se është zbuluar një lloj mutacioni i ri i Covid-19 dhe po përhapet më shpejtësi në gjithë vendin

Kryeministri Boris Johnson paralajmëroi në një konferencë për shtyp ditën e djeshme se variant i ri i COVID-19, mund të jetë deri në 70 përqind më i transmetueshëm se koronavirusi.

Lidhur me lajmin e bujshëm e përhapjes së një lloji të ri të COVID, një shkencëtar ka kërkuar transparencë për alarmin që ka përhapur Britania, që ka bërë shumë vende të mbyllin kufijtë nga frika e përhapjes.

Carl Heneghan, Profesor i Mjekësisë së Bazuar në Prova në Departamentin e Kujdesit Parësor të Universitetit të Oksfordit Nuffield, shprehu skepticizëm mbi shifrën 70% që u përfol dje.

‘Unë e bëj këtë punë për 25 vjet dhe mund të them që nuk mund të vendosni një numër të matshëm në një hark kohor kaq të shkurtër. Ccdo ekspert po thotë se është shumë herët për të nxjerrë një përfundim të tillë”.-shprehet shkencëtari.

Ai shtoi se ky lajm po shkakton frikë dhe panik, dhe qeveria nuk duhet të nxjerrë të dhëna të pafaktuara.

Shkencëtari kërkoi prova lidhur me shifrën 70%, pasi sipas tij nuk mund të vërtetohet në një kohë kaq të shkurtër.

Profesor Heneghan tha se nëse do të ishte e vërtetë varianti i ri do të ishte më i transmetueshëm Britania duhet të mbyllej pasi njerëzit që largohen nga vendi për të shmangur kufizimet do ta përhapnin atë.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mutacioni i covid shkencetaret kerkojne prova mutacioni i covid shkencetaret kerkojne prova

Sondazh

Poll