Bota

Gjermania dhe Finlanda riatdhesojnë nga kampet e Sirisë 18 fëmijë dhe 5 gra

21 Dhjetor 2020, 09:18 Nga DOSJA
Gjermania dhe Finlanda riatdhesojnë nga kampet e Sirisë 18

GJERMANI– Gjermania dhe Finlanda kanë riatdhesuar 18 fëmijë dhe 5 gra dhe nga kampet siriane që strehojnë anëtarë të dyshuar të familjes së militantëve të Shtetit Islamik (ISIS).

Ministritë e jashtme të të dy kombeve thanë se gratë dhe fëmijët u kthyen këtë fundjavë për arsye humanitare.

3 nga gratë janë nën hetim pasi pretendohet se i përkisnin ISIS-it, raporton BBC.

Qindra evropianë që u bashkuan me ISIS janë tashmë në kampe në Sirinë veriore. Ata u zhvendosën atje bashkë me mijëra të tjerë pas shkatërrimit të ISIS në Siri dhe Irak në mars 2019.

Shumë prej tyre janë gra dhe fëmijë të dyshuar të luftëtarëve të ISIS-it ose  militantë të grupit xhihadist.

Të shqetësuar për rrezikun e sigurisë që ata paraqesin, disa qeveri evropiane kanë hezituar të riatdhesojnë qytetarët e tyre nga kampe.

Një rast është një nxënësje britanike e quajtur Shamima Begum,  e cila u bashkua me ISIS në 2015 dhe më vonë u hoq nga shtetësia e saj në MB për arsye sigurie , është një shembull i dukshëm.

Grupet e të drejtave të njeriut u kanë kërkuar qeverive që të marrin përsëri qytetarët e tyre, duke argumentuar se lënia e grave dhe fëmijëve në kampe i vë ato në rrezik sëmundjeje dhe radikalizimi.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas tha se ai ishte “shumë i lehtësuar që dje kemi mundur të riatdhesojmë 12 fëmijë dhe tre nëna të tjera nga kampe në Sirinë veri-lindore”.

Ai tha që riatdhesimet ishin kryesisht jetimë dhe fëmijë që ishin të sëmurë dhe nevoja e tyre u konsiderua veçanërisht e nevojshme dhe urgjente.

Në Finlandë, ministria e jashtme tha se kishte sjellë në shtëpi gjashtë fëmijë dhe dy nëna.

Sipas kushtetutës, autoritetet publike finlandeze janë të detyruara të mbrojnë të drejtat themelore të fëmijëve finlandezë të internuar në kampe për aq sa kjo është e mundur,” tha ajo.

Qeveria finlandeze shprehet se më shumë se 9,000 gra dhe fëmijë të huaj, dy të tretat e tyre fëmijë, janë ende duke u mbajtur në kampet al-Hol dhe Roj në Sirinë veri-lindore. Prej tyre, rreth 600 fëmijë dhe 300 gra janë shtetas të BE-së.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gjermania dhe finlanda riatdhesimet nga siria gjermania dhe finlanda riatdhesimet nga siria

Sondazh

Poll

Bota 21 Dhjetor 2020, 08:16

Grindjet e Hotit dhe Vuçiqit në distancë

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq shkëmbyen replika në distancë rreth fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi....