Bota

FOTOT/ Kaos dhe panik! Mbyllja totale e Britanisë së Madhe u fut frikën në palcë, largohen me avionin e fundit jashtë vend

21 Dhjetor 2020, 07:49 Nga DOSJA
FOTOT/ Kaos dhe panik! Mbyllja totale e Britanisë së Madhe u fut

BRITANI E MADHE- Njerëzit në Britani të Madhe janë në panik nga izolimi total i vendit. Siç shihet në pamjet e mëposhtme qytetarët kanë marrë avionat e fundit që nisen drejt shteteve të tjera për ‘ti shpëtuar’ mbylljes totale të vendit.

Supermarketet janë boshatisur pasi njerëzit kanë shpejtuar për të marrë gjërat më esenciale për të kaluar karantinën në banesën e tyre. Kamionët që sjellin mallrat nga jashtë vendit gjithashtu janë bllokuar.

Ka shqetësime se kaosi mund të prishë furnizimet e vaksinës së koronavirusit Pfizer / BioNTech.

Rrugët e transportit e udhëtimit me Britaninë e Madhe gati janë mbyllur të gjitha. Për shkak se Franca ka mbyllur kufijtë me Mbretërinë e Bashkuar u mbyll edhe porti shumë i rëndësishëm për Britaninë e Madhe, Dover në Kanalin e La Manshës, si edhe tuneli europian, i njohur si Eurotuneli. Edhe qeveria holandeze nuk lejon më ardhjen e pasagjerëve nga Britania e Madhe.  Kufizimet vlejnë fillimisht për 48 orë. Lejohet vetëm transporti pa shoqërues.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mbyllet britania e madhe pamje nga aeroporti mbyllet britania e madhe pamje nga aeroporti

Sondazh

Poll