Sport

VIDEO/ Asnjë shqiptar si titullar në ndeshjen Lazio-Napoli, Immobile dhe Luis Alberto e kthejnë “Olimpicon” në festë

20 Dhjetor 2020, 22:28 Nga DOSJA
VIDEO/ Asnjë shqiptar si titullar në ndeshjen Lazio-Napoli, Immobile

ROMË- Pas dy rezultateve jo pozitive, Lazio rikthehet te fitorja përballë një kundërshtari të vështirë si Napoli. Bardhekaltërit triumfojnë me shifrat 2-0 falë golave të Immobiles dhe Luis Albertos.

Sulmuesi kryesor i dha epërsinë kryeqytetasve në minutën e 9-të të takimit me një goditje të bukur me kokë. Golin e dytë Lazio e shënoi në minutën e 56-të me Luis Alberton, që e dërgoi topin në rrjetë me një goditje të saktë në hyrje të zonës.

Nga pesë shqiptarë që janë pjesë të organikave të të dyja skuadra, u aktivizua vetëm Vedat Muriqi në minutën e 67-të të takimit, edhe ai si zëvendësues i Caicedos.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lazio napoli lazio napoli

Sondazh

Poll