Sport

Arsenal, Shirër akuzon lojtarët: “Nuk e di nëse do të qëndrojë në Premier League”

20 Dhjetor 2020, 16:21 Nga DOSJA

ANGLI – Legjenda e Njukasëll, Alan Shirër është shprehur mjaft pesimist për të ardhmen e “topçinjve” të Londrës, pas humbjes së tyre dje ndaj Evertonit. Ish-sulmuesi i “Tre luanëve”, që mban ende rekordin e golave në Premier League, hodhi dyshime se nuk ai është shumë i sigurtë, nëse “Topçinjtë” do të mbijetojnë këtë sezon.

“Nuk do të isha shumë i sigurtë, nëse Arsenali do të mbijetojë. Me këto paraqitje që ato po tregojnë dhe qëndrimin e disa lojtarëve të tyre, gjithçka mund të ndodhë. Mikel Arteta duhet të fillojë të shqetësohet, sepse po mbështet te një grup lojtarësh që as nuk përpiqen për të bërë punën e tyre”,- deklaron anglezi në emisionin “Match of the Day”.

“Kanë shënuar vetëm 12 gola deri më tani, është absurde. Në ndeshjen kundër Everton Pepe nuk luajti pothuajse fare. Disa herë vraponte, disa herë vetëm ecte. Duhet të bëjë më shumë. Ka disa lojtarë në atë ekip, të cilët nuk po japin gjithçka për trajnerin e tyre. Arsenali nuk do të shënojë kurrë gola, nëse luan kështu”,– përfundoi ish-bomberi Alan Shirër.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alan shirer arsenal everton mikel arteta premier league alan shirer arsenal everton mikel arteta premier league

Sondazh

Poll

Sport 20 Dhjetor 2020, 15:02

VIDEO/Milani, spektakël dhe rekord ndaj Sasuolos

ITALI – Milani bën gjithçka shumë të thjeshtë, në transfertën e kësaj jave kundër Sasuolos. Një ndeshje, të cilën kuqezinjtë e fillojnë me rekordin e gol...