Sport

FOTO/ COVID-19 “pushton” klubin italian, skuadra detyrohet të luajë me 9 lojtarë

20 Dhjetor 2020, 21:31 Nga DOSJA
FOTO/ COVID-19 “pushton” klubin italian, skuadra detyrohet të

ITALI-E pabesueshme por ndodh në Serinë C. Skuadra italiane e Casertanës u detyrua të luante me vetëm 9 lojtarë për shkak të pozitivitetit të shumtë me COVID-19. Klubi nga Campania e kishte të pamundur të mblidhte 11 lojtarë për ta zhvilluar ndeshjen ndaj Viterbeses.

Shtyrja e sfidës ishte e pamundur, për shkak se në rregullore thuhet se mund të kërkohet shtyrje vetëm një herë dhe mundësia e Casertanës ishte djegur kur kishin shtyrë ndeshjen me Bisceglie.

Casertana, kishte 15 pozitivë, nga 16 lojtarë negativë në skuadër (përfshirë të skualifikuar dhe të dëmtuar, të llogaritur si zakonisht) dhe një ndeshje që përfundoi me shifrat 3-0 për Viterbesen.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport casertana itali viterbese casertana itali viterbese

Sondazh

Poll