Sport

Manchester United e kthen “Old Trafford” në makineri golash, turpëron Leeds duke i shënuar 6 gola

20 Dhjetor 2020, 18:41 Nga DOSJA
Manchester United e kthen “Old Trafford” në makineri golash,

ANGLI– Në javën e 14-të të Premier League, Manchester United merr një fitore që as nuk e kishte menduar. Kundër Leeds “Djajtë e Kuq” fitojnë me shifrat 6-2 dhe shkojnë në vendin e 3-të në kuotën e 26 pikëve.Vetëm në 3 minutat e para McTominay shënoi dy gola, duke i bërë gjërat e thjeshta.

Skuadra drejtuar nga Solskajer shënoi edhe dy herë të tjerë në pjesën e parë me Bruno Fernandes në të 20-tën dhe Lindelof çoi shifrat në 4-0. Cooper për Leed ngushtoi shifrat në limitin e pjesës së parë.

Pjesa e dytë foli tërsisht për Manchester United që shënuan me James në minutën e 66-të me James ndërsa edhe një herë Fernandes shënoi në minutën e 70-të nga pika e bardhë e penalltisë. Një fitore e Manchester United e sheh 5 pikë larg kreun e klasifikimit që mbahet nga Liverpool.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport leeds manchester united leeds manchester united

Sondazh

Poll

Sport 20 Dhjetor 2020, 15:02

VIDEO/Milani, spektakël dhe rekord ndaj Sasuolos

ITALI – Milani bën gjithçka shumë të thjeshtë, në transfertën e kësaj jave kundër Sasuolos. Një ndeshje, të cilën kuqezinjtë e fillojnë me rekordin e gol...