Sport

FOTO/”Raketa” Leao, shënon golin më të shpejtë në historinë e Serisë A, 6.76 sekonda!

20 Dhjetor 2020, 15:53 Nga DOSJA

ITALI – Një nisje mjaft e mirë e topit të parë nga Çalhanoglu, Leao lëviz bukur mes mbrojtësave të Sasuolos, Marlon e Toljan, dhe mposht Konsiljin. Të gjitha këto lëvizje për 6.76 sekonda, askush më parë nuk e kishte bërë dot një gjë të tillë në Serinë A. Ky ishte në total goli i dhjetë për portugezin me fanellën e Milanit.

Paolo Poxhi (Fiorentina-Piaçenca 1-3, 2001, 7”20)

Leao ka arritur të thyejë një rekord që ka zgjatur thuajse 19 vite. Ishte 2 dhjetori i vitit 2001, kur Dario Hubner, në ndeshjen Fiorentina-Piacenca, i vjedh topin e fillimit të ndeshjes dhe ia servir Paolo Poxhit, i cili arrin të mposhtë Maninger. Më pak se 8 sekonda. Një gol rruge, që i solli edhe fat skuadrës mike, pasi arriti të shënojë edhe dy herë të tjera me Novelinon dhe Frankin për të mbyllur takimin 3-1.

Marko Branka (Udineze-Fiorentina 4-0, 1993, 9”)

Sërish ndaj Fiorentinës, një nga golat më të shpejtë të Serisë A. Ishte Udineze e Bigon. Top i gjatë që ulet  nga Orlando dhe kalon në zonë topin te Branka në qendër. 1-0 pas 9”. Orlandon, në atë ndeshje e mbulonte pikërisht Stefano Pioli, sot nën drejtimin e Milanit. Pas tij Branka shënoi edhe dy herë të tjera, për të plotësuar pokerin ndaj Udinezes.

Xhanfranko Mateoli (Inter-Çezena 1988, 9”)

Më pa se 10 sekonda iu deshën Xhanfranko Mateolit, që të kalonte Interi në avantazh në ndeshjen ndaj Çezenës, më 27 nëntor të vitit 1988. Ishte një gol shumë i bukur, pasi ishte ai që nis prapa topin e fillimit të lojës dhe vrapoi vetë përpara, duke dalë nga kontrolli i lojtarëve kundërshtarë për të marrë topin e gjatë. E gjitha për 9 sekonda. Ishte goli i ndeshjes, pasi takimi përfundoi në 1-0.

 Tulio Ghersetish (Komo-Fiorentina 1953, 10”)

Sandro Mazola (Inter-Milan 1-1 1963, 13”)

Historia fillon me këtë gol të shpejtë. Niset topi nga qëndra në krahun e majtë për Korson, pasim në qendër për Mazolën, që ka një pasim dysh me Suarez dhe topi pas shpinës së Gecit, pas 13 sekondash. Para vërshëllimës finale të këtij derbi, Sani barazon në 1-1 për Milanin e Rokos.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 20 Dhjetor 2020, 15:02

VIDEO/Milani, spektakël dhe rekord ndaj Sasuolos

ITALI – Milani bën gjithçka shumë të thjeshtë, në transfertën e kësaj jave kundër Sasuolos. Një ndeshje, të cilën kuqezinjtë e fillojnë me rekordin e gol...