Sport

VIDEO/ Romën e nderon Dzeko vetëm në pjesën e parë, Atalanta përmbys verdhekuqtë me “poker”

20 Dhjetor 2020, 19:16 Nga DOSJA
VIDEO/ Romën e nderon Dzeko vetëm në pjesën e parë,

ITALI-Pas barazimit në Torino përballë Juventusit, Atalanta rikthehet te fitorja pas javës së 13-të të Serie A, duke iu afruar gjithnjë e më shumë vendit të katërt pozicion që të jep mundësinë të luash në Champions League. Bergamaskët dhuruan spektakël duke triumfuar me shifrat 4-1. Takimi nuk nisi mirë për zikaltërit të cilët e panë veten në disavantazh vetëm në minutën e 3-të pas golit të shënuar nga Edin Dzeko.

Një pjesë e parë që u mbyll në avantazhin e verdhekuqve, për të fituar këtë ndeshje trajneri Gasperini hodhi në fushë Josip Ilicic i cili ndryshoi ndeshjen. Slloveni asistoi Zapatan në minutën e 59-të për golin e 1-1, ndërsa në në të 70-tën i dha mundësinë për të shënuar Gosensit, finalizimi i të cilit kaloi për herë të parë në epërsi Atalantën në këtë mbrëmje.

Muriel përfitoi nga një gabim i mbrojtjes verdhekuqe në minutën e 72-të për golin e 3-1, ndërsa llogaritë me kryeqytetasit i mbylli pikërisht Ilicic, që me një aksion personal realizoi golin e 4-1.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atalanta roma serie a atalanta roma serie a

Sondazh

Poll

Sport 20 Dhjetor 2020, 15:02

VIDEO/Milani, spektakël dhe rekord ndaj Sasuolos

ITALI – Milani bën gjithçka shumë të thjeshtë, në transfertën e kësaj jave kundër Sasuolos. Një ndeshje, të cilën kuqezinjtë e fillojnë me rekordin e gol...