Sport

Rroca “heroi” i Istanbulsporit, dopiedë dhe një asist, por që nuk mjaftuan!

20 Dhjetor 2020, 18:15 Nga DOSJA
Rroca “heroi” i Istanbulsporit, dopiedë dhe një asist, por

TURQI – Ish-mesfushori i Luftëtarit dhe së fundmi i Kukësit, Eduart Rroca ka shpërthyer në takimin e sotëm të javës së 15-të të kampionatit turk të kategorisë së parë. Mesfushori shqiptar ka qenë “heroi” i skuadrës së Instanbulsporit, në barazimin dramatik 3-3 ndaj Bursasporit.

27-vjeçari Rroca ka shkëlqyer me talentin e tij në këtë ndeshje, paçka se Istanbulspori ka shpërdoruar me rezultatin. Në minutën e 5-të dhe të 12-të, Rroca ka realizuar dy herë, ndërkohë që i ka dhënë edhe një asist Ergun në të 70-tën, që e ka çuar rezultatin në 3-1 për vendësit.

Në minutat e mbetura Bursa ka reaguar fuqishëm, duke realizuar tri gola në 20 minutat e mbetura, duke e mbyllur në barazimin 3-3, një ndeshje që dukej e fituar nga ana e Istanbulsporit. Pas minutës së 61-të, sulmuesi Kristal Abazaj u zëvendësua.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bursasport eduart rroca istanbulspori kristal abazaj turqi bursasport eduart rroca istanbulspori kristal abazaj turqi

Sondazh

Poll

Sport 20 Dhjetor 2020, 15:02

VIDEO/Milani, spektakël dhe rekord ndaj Sasuolos

ITALI – Milani bën gjithçka shumë të thjeshtë, në transfertën e kësaj jave kundër Sasuolos. Një ndeshje, të cilën kuqezinjtë e fillojnë me rekordin e gol...