Sport

Memelli nuk kursehet: “Të huajt e Tiranës dhe Skënderbeut, nën nivelin e Superiores”

20 Dhjetor 2020, 18:48 Nga DOSJA
Memelli nuk kursehet: “Të huajt e Tiranës dhe Skënderbeut,

TIRANE – Ish-sulmuesi i njohur Migen Memelli, në rolin e opionistit në “Zona Gol” nuk i ka kursyer kritikat për lojtarët e afruar te Tirana dhe Skënderbeu në fillim të këtij sezoni. Pogradecari u shpreh, se Sasraku e Danso te Tirana dhe Mensah te Skënderbeu janë nën nivelin e Superiores. Madje Memelli shtoi, se loja e dobët e sulmuesi afrikan te skuadra korçare, i kushtoi edhe ndeshjen trajnerit Ahmataj.

“Ndoshta jam më i drejtpërdrejtë sesa duhet, por është në karakterin tim dhe nuk kam për të ndryshuar kurrë. Më mirë t’i them gjërat në sy dhe nëse pastaj të tjerët i marrin për ters ky nuk është më problemi im. Të gjithë lojtarët me ngjyrë, që kanë luajtur sot ndeshjen Skënderbeu-Tirana për të dy ekipet, nuk janë lojtarë për nivelin e kampionatit tonë. I kanë kushtuar këtyre dy trajnerëve pikë.

Sasraku, Danso dhe Mensah i Skënderbeut, jo vetëm në këtë rast, por edhe në ndeshjen me Laçin kur duhet të mbyllte llogaritë. Unë vazhdoj të kem bindjen sikurse në fillim se në kampionatin tonë duhet të vijnë lojtarë që të jenë mbi nivelin e atyre shqiptarë.

Sasraku dhe Danso nuk po tregojnë asgjë. Sasraku një sulmues që ka shënuar vetëm një gol në 9 ndeshje. Një sulmues, që nuk tenton të godasë asnjëherë portën gjatë 90 minutave, por që gjithsesi kjo është pjesë, që i përket klubeve dhe menaxhimit që ato kanë. Mensah gaboi me portën bosh, duke i ka kushtuar ndeshjen Ahmataj”, tha Memelli.

B.T (Dosja.al)

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ish-sulmuesi i njohur mensah i skenderbeut migen memelli sasraku dhe danso skenderbeu superliga te huajt me ngjyre tirana zona gol ish-sulmuesi i njohur mensah i skenderbeut migen memelli sasraku dhe danso skenderbeu superliga te huajt me ngjyre tirana zona gol

Sondazh

Poll

Sport 20 Dhjetor 2020, 15:02

VIDEO/Milani, spektakël dhe rekord ndaj Sasuolos

ITALI – Milani bën gjithçka shumë të thjeshtë, në transfertën e kësaj jave kundër Sasuolos. Një ndeshje, të cilën kuqezinjtë e fillojnë me rekordin e gol...